Sara Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Sara me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet me bebushin e porsalindur dhe djalin e madh, London Noorin.

Sara bën të ditur se vogëlushi ka ardhur në jetë parakohe, por gëzon shëndet të plotë.

Sara dhe Ledioni i kanë vendosur të voglit një emër unik duke e quajtur Roman.

"Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër", shkruan Sara.








