Kim Kardashian ndodhet këto ditë në Armeni, nga është edhe prejardhja e familjes së saj. Miliarderja është pagëzuar në një nga kishat më të vjetra në Armeni. Gjithashtu janë pagëzuar dhe fëmijët e saj, Chicago, Pslam dhe Saint.

Gjatë vizitës në Armeni, Kim së bashku me motrën e saj Kourtney kanë takuar edhe presidentin armenian Armen Sarkissian.

Siç nuk e kemi parë më përpara, Kim u shfaq e veshur në këtë takim me kostum të zi, të gjerë dhe aspak provokuese.

Nga kjo darkë janë publikuar edhe foto ku dy motrat shfaqen duke biseduar me presidentin armenian.

“Darkë me presidentin Sarkissian dhe familjen e ti është aq e fuqishme. Shumë gjëra të mëdha po ndodhin në Armeni”, ka shkruar Kim krah fotos.








