Rina Balaj prej dy vitesh është një nga reperet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Ajo e filloi karrierën në muzikë në vitin 2017 kur publikoi këngën e parë "Janari" në bashkëpunim me Fuegon. Por viti 2018 do të ishte kulmi i suksesit për 19-vjeçaren e cila publikoi disa këngë si "Ashiqare", "Mami", "Gigi".

Pas 2 vitesh në muzikë, me koncerte e videoklipe, Rina sot ka marrë vendimin drastik.

Reperja ka mbyllur Instagramin dhe motra e saj ka dhënë lajmin se Rina për disa kohë nuk do të jetë aktive.

“Rina nuk do te jete aktive per nje kohe te caktuar per arsye personale, faleminderit per mirekuptimin”, ka shkruar motra e Rinës.

Nuk dihet ende pse e ka marrë këtë vendim reperja, por me siguri fansat po e presin me padurim rikthimin e saj.











