Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 22:10

1 ditë pasi deklaruan dashurinë, zbulohet e vërteta e të dashurit turk të Big Mamës

Ditën e djeshme Big Mama tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një foto ku shfaqej krah modelit turk Serhat Kaynarpinar. "Këto ditë të ftohta do ju sjell pak dashuri", shkruante Bigu.

Kaq u desh që të përflitej se këngëtarja ka nisur një lidhje me modelin turk. Edhe komentet mes tyre bënë që të thuhej se Big Mama dhe Serhan janë të dashuruar.

Mirëpo nga burime pranë këngëtares, "Prive.al" ka mësuar se në fakt këto foto janë nga xhirimet e një videoklipi të ri të Big Mamës. Siç duket Serhat do jetë protagonist në videoklip.

Sipas burimit Big Mama vazhdon të jetë beqare dhe e angazhuar në projekte të reja.