Të thyesh tabutë e të dalësh hapur do guxim dhe këtë shumë pak VIP-a e kanë bërë kohët e fundit. Kjo i ka bërë të jenë në qendër të vëmendjes, të komentohen shumë në media, shpeshherë të kritikohen nga publiku, por edhe të simpatizohen pikërisht për guximin e tyre. “Xing.al” ju sjell më poshtë 9 VIP-at shqiptar që i kanë thyer tabutë e ekranit dhe dolën hapur me deklarata të forta apo me veprimet e tyre.

1.Elton Ilirjani – Biznesmeni së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi deklaroi hapur orientimin e tij. Një debat i madh u shkaktua kur Eltoni tha se është kundër adoptimit të fëmijëve nga çiftet gej. Ndërsa kohët e fundit biznesmeni që bën një jetë luksoze po komentohet për fotot që poston ku shfaqet duke lyer buzët me buzëkuq.

Eltoni u shpreh se i vetmi mesazh që donte të përcillte është t’i trajtojmë të gjithë njësoj. Madje biznesmeni u shfaq me buzëkuq edhe i ftuar në emisionin “Rudina”.

2.Egla Harxhi – Modelja shqiptare shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet kur pranoi hapur lidhjen me fotografin francez dhe një vajzë shqiptare.

Egla postonte shpesh foto në shoqërinë e partnerit dhe partneres. Madje nga marrëdhënia e tyre erdhi një djalë.

3.Linda Rei – Nuk mund të mungonte në këtë listë makeup artistja që me plot gojën mund të themi “e theu rrjetin” me historinë e saj e ndërrimit të gjinisë nga mashkull në femër. Linda ishte e para që e deklaroi hapur këtë transformim. Falë operacioneve, Linda arriti të kthehej në femër dhe sot është një nga personazhet VIP më të komentuar.

4.Majlajdo Gala – Ai është balerini që i theu tabutë duke kërcyer me taka. Majlajdo realizoi një videoklip me një performancë provokuese teksa kërcente mbi taka, performancë që publiku nuk e kishte parë më parë nga një mashkull. Edhe Majlajdo vetë e pranoi se për të bërë një performancë të tillë duhet guxim dhe aftësi e lartë krijuese. Madje koreografi dhe balerini është i bindur se ky kërcim do bëhet trend në Shqipëri pas një dekade.

5.Arjola Demiri – Aktorja shqiptare i theu tabutë kur në mes të skenës së teatrit, improvizoi një skenë mast.urbimi. “U mundova të mos e ekzagjeroj, mos bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë”, u shpreh Arjola për këtë skenë që u komentua shumë.

6.Aldo Sulollari – I pari spiker që i jep edicionet e lajmeve me vetëm një xhaketë. Teksa publiku u mësua me spikeret që i jepnin lajmet në mënyrën më të pazakontë, Aldo i habiti të gjithë kur u shfaq edhe ai me vetëm një xhaketë për të sjellë lajmet e fundit nga vendi dhe bota. Aldo është shprehur shumë i lumtur që ka arritur ambiciet e tij dhe se ndihet shumë mirë me punën që bën.

7.Mishel Rrena – Moderatori i “Top Select” ishte në qendër të vëmendjes së mediave vitin e kaluar kur i dha fund beqarisë me një dasmë në Londër larg syrit të publikut. Misheli u martua me partnerin e tij Oliver Murray. Dyshja kishin vite që ishin në një lidhje por vetëm pas fotove të dasmës u mësua për ta. Pasi lajmi për martesën e tij bëri bujë, Misheli preferoi të mos prononcohej. Ai tanimë jeton larg Shqipërisë dhe po shijon jetën.
8.Diellza Kolgeci – Modelja nga Kosova e cila është shquar gjithnjë për elegancën e saj, vite më parë i shokoi të gjithë me daljen e saj në filmin “Dashuria në Bjeshkët e Nemuna 2”. Diellza u shfaq në skena që shihen rrallë në filmat shqiptarë dhe një pjesë nga ky film jua sjellim në videon e mëposhtme.

9.Zhaklin Lakatari – Është gazetarja që ka thyer tabutë duke folur e para mbi marrëdhënien që ka një femër dhe një mashkull në shtrat. Zhaklin nuk përdor filtra kur flet, por e thotë të vërtetën ashtu siç është. Zhaklin me blogun e saj “Tabu” solli ndryshim në shoqëri duke folur me ndjekësit për problematika e shqetësimet e duke ndarë informacione nga eksperienca e saj./Xing.al








