Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 19:07

Juristja shqiptare që çmendi rrjetin bën 'squats' në mes të emisionit

E ftuar pasditen e stome në "Ftesë në 5", ishte juristja shqiptare që e çmend rrjetin me pozat që poston në rrjete sociale, Redona Koçi. Si rrallëherë Redona foli për jetën private e zbuloi shumë rreth vetes.

Por një moment interesant ishte kur Bieta i bëri një pyetësor Redonës teksa ajo bënte 'squats'.

E pyetur se cili është tipari i parë që vë re pasi takon një djalë, Redona u përgjigj: "Dhëmbët, duhet të jenë të rregullt, të pastër, të bukur".

Juristja bukuroshe u shpreh se nuk do e falte kurrë tradhëtinë, dhurata më e shtrenjtë që ka marrë është një makinë, çantë, orë.