Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 19:07

Ngelëm gojëhapur: Brenda vilës me çmim marramendës të Haileyt dhe Justinit

Para pak ditësh çifti i njohur i Showbizit, Hailey dhe Justin Bieber, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ato u martuan me një ceremoni luksoze por shumë private në Karolinën e Jugut duke ndjekur të gjitha ritet fetare.

Këngëtari 25 vjeçar dhe gruaja e tij modele, 22 vjeç, po jetojnë jetën e tyre si të sapomartuar. Që në muajin Korrik të këtij viti, dyshja filluan të bashkëjetojnë në një shtëpi super luksoze në Beverly Hills.

Justin ka ndarë së fundmi disa foto të vilës së tyre, dhe vihet re një arredim mjaft i çuditshëm por super luksoz, në të përfshihen dhe salla lojrash dhe portrete të çifit. Ylli i Pop-it përmes postimeve të bëra ka lajmëruar se po kërkon ta shesë vilën, por një vilë e tillë që kushton plot 8,5 mln$, është mjaft vështirë të shitet.