Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 18:06

Futbollisti i njohur konfirmon lidhjen, i dashuruar me motrën e Neymarit

Motra e Neymarit, Rafaela është shumë e komentuar në mediat e huaja jo vetëm për shkak të emrit të vëllait, por edhe për fotot që publikon në rrjete sociale dhe për jetën e saj private.

Rafaela është në një lidhje me futbollistin brazilian Gabigol, por lidhja e tyre ka pasur shumë ndarje e pajtime. Së fundmi çifti është rikthyer bashkë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Gabigol.

Komentet nga ana e tij në fotot e Rafaelës nuk kanë të ndalur, ku nuk mungojnë zemrat dhe emojit me fytyrë të dashuruar.

Ndërkohë Gabigol po kalon një formë shumë të mirë në Brazil te Flamengo ku është i huazuar nga Interi.