Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 18:06

Inis Neziri e shpreh hapur fiksimin për Ylli Limanin: Sikur të martoheshim

Inis Neziri, këngëtarja shqiptare e cila fitoi Festivalin "New wave" në Rusi, e ka shprehur hapur pëlqimin që ka për Ylli Limanin e madje ky pëlqim shkon deri në martesë.

E ftuar në emisionin radiofonik "MCN Radio", moderatorja Dasara u shpreh se do dëshironte që Inisi dhe Ylli të martoheshin bashkë. "Ah sa bukur", u shpreh Inisi ndërsa Dasara tha se e njihte Yllin e do të bisedonte me të.

Inisi u shpreh e gatshme të ishte e ftuar në studio me Yllin dhe pas kësaj këndoi live këngën e tij "Harrom".

Nuk dihet si do reagojë Ylli pas kësaj interviste, por na mbetet të presim për të tjera zhvillime nga dyshja.