Mbrëmjen e sotme do të startojë sezoni i dytë i emisionit shumë të ndjekur të gatimit ‘Hell’s Kitchen’ nga Renato Mekolli. Në këtë edicion të dytë janë premtuar shumë surpriza. Kuzhinieri ka bërë të ditur se po ashtu do të martohet këtë mbrëmje dhe publiku po pret i paduruar të zbulojë se kush është vajza që i ka fituar zemrën.

Pak orë para fillimit të ‘Hell’s Kitchen’, Renato ka zbuluar se është shumë supersticioz. Ai ka përgatitur një buqetë të madhe, e cila në vend të luleve ka hudhra për të mbajtur larg syrin e keq.

Shefi i kuzhinës ka publikuar një video në Instagram, ku shihet me buqetën në duar. “Plasë syri i keq sepse unë jam shumë supersticioz, hudhra për të gjithë”, ka shkruar ai krahas videos.











