Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 18:06

Young Zerka filmohet në momente private me të dashurën e re (Video)

Që prej muajit të kaluar Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi reperit iu publikuan disa foto ku shfaqej në pishinë me një vajzë bjonde e cila është modele dhe quhet Joana. 

Këto pamje janë kapur gjatë momentit që Zerka po xhironte videoklipin e ri me titull "Money", ku Joana është protagoniste.

Videoklipin në bashkëpunim me Eri Dee, Zerka e publikuar sot dhe në të ai shfaqet në momente private në pishinë me Joanën.

Lidhja e Zerkës dhe Joanës nuk është vetëm profesionale, pasi dyshja u fotografuan pak ditë më parë në vendlindjen e tij në Korçë dhe u tha se ata e kanë bërë lidhjen familjare.