Reperi i njohur Stresi është një ndër më të komentuarit në estradën shqiptare. Këto kohë ai është komentuar dhe më shumë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të ndarjes nga Kejsi. Reperi është shumë aktiv në rrjete sociale ku ka mbledhur rreth vetes mjaft fansa, që pëlqejnë dhe komentojnë postimet e tij të vazhdueshme.

Stresi gjithmonë ka treguar se për të më e madhja dashuri, është e ëma. Ai është shprehur shpesh se çdo dashuri lind dhe përfundon në fytyrën e saj. Madje ai i ka kushtuar dhe këngën ‘Të du mom’.

Nuk janë të rralla herët kur reperi ndan me ndjekësit e tij foto familjare. Ditën e sotme ai ka publikuar një foto në të cilën shihet pranë së ëmës dhe ka shkruar për të fjalët më të bukura. ‘Nëse s’do kem asgjë në këtë jetë, s’do kujtoj asgjë përveç se të pata ty të paktën”, ka shkruar Stresi, me fjalë që padyshim do bënin të lumtur çdo nënë.








