Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 17:05

Loredana pranoi publikisht ndarjen, Mozzik reagon me deklaratën e fortë

Pas shumë kohësh që përflitej mbi ndarjen e tyre, Loredana sot ka konfirmuar çdo lajm duke deklaruar publikisht se ajo dhe Mozzik nuk janë më bashkë. 

"Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen përsëri për të gjetur njëri-tjetrin", u shpreh Loredana duke shtuar se tani është një nënë beqare që i duhet të punojë akoma më shumë pasi 'do e çojë bukën vetëm në shtëpi’. Gjithashtu në turneun muzikor Loredana do performojë e vetme, pa Mozzikun.

Pas postimit të Loredanës, Mozzik ka reaguar me një status në Instastory ku shkruan: "Zoti i di të gjitha", duke treguar se pas ndarjes së tyre fshihet diçka më shumë.

Reperi këto ditë ka tërhequr vëmendjen me postimet ku flet për besnikërinë. "Njerëzit fallco nuk më çudisin më, ata besnikët po", shkruante Mozzik.

"Jam shumë i mirë dhe i sjellshëm derisa ti e dreqos me besnikërinë", shkruante reperi në një tjetër postim.