Disa histori dashurie, ndonëse mund të jenë shumë të bukura, vjen një moment kur prekin fundin. Kështu ndodhi dhe me historinë 10 vjeçare të një prej çifteve më të komentuar në mbarë Showbizin: Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth. Dyshja u ndanë dhe lidhje të tjera pasuan.

Ditën e djeshme burime nga mediat e huaja bënë të ditur se Liam është më në fund gati të nisë një lidhje të re, duke hedhë pas krahëve të shkuarën ashtu siç bëri dhe Miley, e cila u lidh fillimisht me modelen Kaitlynn Karter (për vetëm dy muaj) e më pas me shokun e ngushtë, Cody Simpson (me të cilin ndodhet aktualisht).

Liam është fotografuar dorë për dore me aktoren Maddison Brown të enjten. Ai ka dalë në një takim me të në West Village, New York dhe pamjet e siguruara nga TMZ, janë provë se ato janë në fillimet e një romance dhe dyshja duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.


















