Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të dashur të estradës shqiptare. Me shumë hite në repertor, artisti është gjithnjë në qendër të vëmëndjes.

Sot për Butrintin është një ditë e shënuar, pasi vëllai i tij feston ditëlindjen. Përmes një postimi në instragram, këngëtari e ka uruar të vëllanë me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen Shkumbin Imeri”,-duke e shoqëruar postimin me ikona zemrash.

Butrinti gjithashtu është ndalur t’a surprizojë të vëllanë, me të cilin ngjan kaq shumë, me një tortë mjaft të bukur në pamje. ‘Pablo Shkumbin Imeri’, lexohet tek torta, dhe po ashtu një orë, një makinë, disa para dhe natyrisht numri 28 për vitet që feston i vëllai.


Ka qenë vet Shkumbini që ka zbuluar dhuratën e Butrintit, dhe mesa duket kanë kaluar shumë bukur bashkë. Urojmë edhe 100 vite të lumtura për vëllanë e Butrint Imerit.












