Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 17:05

Modelja e njohur bëhet nënë, i vendos djalit emrin më të çuditshëm që keni dëgjuar

Modelja e njohur Amber Rose është bërë nënë për herë të dytë. Ditën e djeshme ajo ka sjellë në jetë një djalë nga lidhja me producentin Alexander Edwards.

Ishte Alexander ai që publikoi i pari një foto me djalin e porsalindur teksa e mbante në krahë duke shkruar fjalë emocionuese e duke zbuluar emrin e vogëlushit.

Çifti e ka quajtur djalin Slash Electric, një emër i çuditshëm ky.

“Slash Electric Alexander Edwards, bota është e jotja tani. Faleminderit Amber Rose që më do kaq shumë, saqë kalove me trupin tënd gjithë këtë, për të sjellë në jetë djalin tim. Nuk mund të jem kurrë kaq i fortë sa ty. Slash je një rockstar", shkruan partneri i Amber Rose.

Kujtojmë që 35 -vje#arja ka edhe një djalë nga lidhja me reperin Wiz Khalifa.