Fjolla Morina është padyshim shumë e komentuar në media, kjo për shkak të linjave të saj tërheqëse. Bukuroshja është shumë aktive në rrjetet sociale, nga ku ndan me fansat çdo moment të ditës.

Edhe sot Fjolla ka postuar në instagram një foto me një tufë trëndafilash të kuq. Mesa duket kjo ka qenë një surprizë e bukur për artisten, e cila duket shumë e lumtur në fotot që ka postuar. Po ashtu edhe dedikimi është mjaft i bukur.

“Tjetër është kur të pëlqen diçka, dhe tjetër kur e do atë. Nëse ju pëlqen një lule, e këput. Nëse e do lulen, e vadit çdo ditë”,-ka qenë ky shkrimi i ndjerë në pusullën e trëndafillave.

Fjolla mesa duket e ka pëlqyer aq shumë sa nuk hezitoi t’a postojë, duke e shoqëruar me ikona zemrash. Ndoshta është një dhuratë speciale për artisten e njohur.











