Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 16:04

Pak ditë pas ardhjes së saj në jetë, Leonita zbulon dhuratat e shumta për vogëlushen

Vetëm para pak ditësh futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe partnerja e tij Leonita u bënë prindër për herë të parë. Ato mirëpritën në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Graniti, përmes një postimi në rrjete sociale ku shfaqeshin duart e çiftit me vogëlushen.

Më pas Leonita zbuloi se princeshën e tyre kanë vendosur ta quajnë Ayana. Gjatë periudhës së pritjes së ëmbël, ajo ka ndarë shpesh foto me barkun e rrumbullakosur dhe të gjithë mezi po e prisnin ardhjen e vogëlushes. Tani që ajo është këtu, e kanë mbushur me dhurata!

Ditën e sotme profili i Instagramit të Leonitës është mbushur me trëndafila të bardhë, zemra, qese dhe kutia dhuratash, tollumbace rozë, lodra pellushi, jastëkë me shkronjën e parë të emrit të vogëlushes e shumë të tjera. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj dhuratat që kanë mbërritur në emër të Ayanës, në kuadër të lindjes së saj.