Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Dua Lipa është kthyer në një ikonë tanimë. Me shumë trofe dhe kaq e re në moshë, Dua na ka bërë të gjithëve krenarë.

Por mbi të gjitha Dua ka bërë krenarë familjarët e saj, duke filluar nga babai, me të cilin gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket duke mbajtur trofetë e së bijës. Edhe zyra e tij është e mbushur dhe e dekoruar me foto dhe me trofetë e Duas ndër vite.

“Duke dëgjuar pak muzikë të re”,-shkruan ai në mbishkrimin e fotos, nga ku shihet i buzëqeshur.

Kujtojmë këtu se Dua Lipa ka fituar dy “grammy” këtë vit, çmimin “Artistja e re më e mirë” po ashtu edhe për “Kënga më e mirë ritmike”. Suksesi i saj me siguri e ka bërë krenarë Dukagjinin, i cili ndjehet padyshim shumë i lumtur për sukseset e Duas.








