Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 15:03

Më në fund: Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Në muajin Mars u zbulua se modelja e njohur e ‘Victoria’s Secret’, Miranda Kerr, ishte në pritje të një fëmijë të tretë me bashkëshortin e saj, Evan Spiegel, dhe ishte munduar ta mbante të fshehtë. Vetëm së fundmi është bërë e ditur se pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Miranda është bërë nënë për hërë të tretë.

Modelja ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur akoma. Pasi u mor vesh lajmi i shtatzënisë, Miranda postoi vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur në rrjetet e saj sociale ndërsa tani që vogëlushi ka lindur po tregohet diskrete.

Dy fëmijët e tjerë të Mirandës, janë të moshave 1 dhe 8 vjeç. Ato janë nga martesa e mëparshme me Orlando Bloom.