Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 15:03

'Kam takuar sheikë', modelja shqiptare tregon jetën luksoze në Dubai

Nikita Preka u bë e njohur në sajë të kompeticionit të bukurisë ‘Miss Ëorld 2018’ në Kinë ku përfaqësoi denjësisht Shqipërinë. Bukuroshja prej vitesh jeton në Dubai, nga ku vazhdon edhe studimet për ekonomi.

Nikita ka treguar se përpos punës aktuale në një kompani investimesh që bën, atë e ndjek ende fama e misit. “Kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës. Jeta në Dubai është e bukur”,-është shprehur ajo.

Sa i përket mendimit të saj mbi burrat atje ajo shprehet me relativa të larta.  Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet. Vajzat e bukura dhe të suksesshme që takoj e kanë të vështirë të gjejnë partnerin ideal, ndërsa meshkujt nuk dinë se çfarë kërkojnë nga ana tjetër”,-ka treguar më tepër Nikita.