Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner është shumë e komentuar kudo në media. Vetëm 22 vjeç dhe ajo ka krijuar një pasuri të tillë, si askush tjetër në moshën e saj.

Kylie është po ashtu një ndër më të ndjekurat në rrjete sociale, postimet e së cilës janë shumë të pëlqyera e të komentuara nga fansat. Bukuroshja Jenner ka linjën e saj kozmetike prej së cilës nxjerr fitime marramendëse.

Së fundmi Kylie ka treguar pamje nga zyrat super luksoze, që ka zgjedhur për vete dhe për stafin e madh që punon në linjën e saj kozmetike. Zyrat janë të mahnitshme dhe duket sikur janë ‘larë’ në para aq luks pasqyrohet në to. Miliarderja ka postuar një video në kanalin e saj të Youtubit ku ka treguar hapësirën gjigante të hollit, zyrat e shumta të punojësve, ambientin e kuzhinës, një bar për t’u freskuar me një pije, një dhomë veshjeje, një studio fotografike, një dush dhe një dhomë gjumi për vogëlushen Storm, pra është e kompletuar aq mirë për t’u ndjerë si në shtëpi.








