Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 12:12

Loredana dhe Mozzik janë ndarë, reperja e pranon publikisht

Prej kohësh po përflitet se një ndër çiftet më të dashur për publikun, Mozzik dhe Loredana, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe nuk janë më bashkë. Shumë veprime nga ana e dyshes, ka bërë që të lindin këto aludime që siç duket janë të vërteta. Mozzik dhe Loredana nuk ndiqen më në rrjete sociale  si dhe munguan në ditëlindjet e njëri-tjetrit.

Po ashtu, dyshja sikur i ka vërtetuar thashethemet e ndarjes dhe ndërmjet disa postimeve thumbuese në rrjete sociale, të cilat i referohen ishit ose mungesës së besimit (që mendohet të jetë arsyeja e ndarjes). Së fundmi Loredana ndërmjet një postimi në profilin e saj të Instagramit e ka pranuar publikisht ndarjen nga Mozzik.

Pas gjithë lajmeve për ndarje, reperja më në fund i ka konfirmuar duke treguar se ajo dhe Mozzik kanë vendosur të qëndrojnë një kohë të ndarë, si në aspektin personal ashtu dhe në atë privat. ‘Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen përsëri për të gjetur njëri-tjetrin’, është shprehur mes të tjerash Loredana. Po ashtu ajo është shprehur se tanimë është një nënë beqare, por kjo e bën akoma më të fortë dhe i duhet të punojë akoma më shumë pasi ‘tani e tutje, do e çojë bukën vetëm në shtëpi’. Loredana ka shtuar se ajo dhe Mozzik e kanë vendosur që në turneun BONNIE & CLYDE 2020, reperja të paraqitet e vetme dhe se Hana do të jetë një e ftuar speciale.