Disa ditë më parë, çifti i njohur i Showbizit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, u bënë prindër për herë të katërt me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Ana. Si Ariana ashtu dhe Ermali preferuan të mos tregoheshin të rezervuar dhe ta ndanin gëzimin e tyre dhe me ndjekësit. Kështu, ato publikuan menjëherë foto të vogëlushes duke mos e fshehur aspak nga publiku.

Familja Fejzullahu u lumturua së tepërmi nga ardhja e saj në jetë dhe i bënë një pritje përrallore në shtëpi, plot me tollumbace dhe lule të ndryshme. Vetëm para pak ditësh, Ariana publikoi një foto me vogëlushen teksa kishte dalë për shëtitje me të. Ndonëse pak ditë pas lindjes, ajo dukej shumë në formë por mbi të gjtha e lumtur.

Ndërkohë ditën e sotme, ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit foton më të ëmbël të vogëlushes. Ajo shihet në një shportë të butë prej cope, me kapuç në kokë dhe një lodër pellushi pranë vetes. “Mirëmëngjes nga bebushja ime Ana”, ka shkruar ajo krahas fotos duke ua rregulluar ditën të gjithëve me një imazh kaq të ëmbël.








