Nga Shqipëria / E Premte 11 Tetor 2019, 11:11

U fotografua me barkun e rrumbullakosur, Rihanna flet për shtatzëninë

Artistja e famshme në gjithë botën Rihanna është mjaft e dashur për publikun. Me hite pafund, ajo është kthyer në një ikonë të muzikës. Së fundmi spekulohet se këngëtarja është shtatzënë.

Kjo për faktin se artistja ka shtuar në peshë duke u dukur më e shëndoshë. E pyetur në një studio televizive, Rihanna ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për këtë gjë, duke deklaruar se është thjesht e lumtur që po shijon lidhjen me miliarderin Hassan Jameel.

“Unë nuk mendoj për gjëra të tilla, por, ju e dini, plani i Zotit. Por mezi pres të gjitha thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste,”-është shprehur artistja e njohur, duke na qartësuar mbi fjalët e përhapura. E pyetur për një dasmë të mundshme, Rihanna tha se kjo nuk ishte në planet e saj të afërta. Na mbetet të presim.