Luana Vjollca është padiskutim shumë e komentuar për linjat e saj të bukura dhe për tiparet tërheqëse. Megjithëse komentohet shumë lidhur me operacionet plastike, Luana nuk ka konfirmuar kurrë asgjë.


Luana ka një marrëdhënie shumë të mirë me mbesat e saj. Mbesa e artistes Jori, ka postuar një video në instagram ku në sajë të një filtri, buzët e bukuroshes dukeshin më të mëdha. Kjo gjë ka shkaktuar polemika se Jori ka filluar të kryejë operacione plastike.

Megjithatë ajo ka deklaruar se nuk i ka të bëra. Jori ka përfituar nga rasti të pyesë fansat, a duhet t’a kryejë këtë operacion apo jo.

Ndërkohë që reagimi i tezes së saj Luanës ka qenë i menjëhershmë. ‘Mos luj mendsh me i bo’,-është shprehur moderatorja e njohur, duke na lënë të kuptojmë se vetë moderatorja është kundër këtyre gjërave.










