Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani i ka mbledhur miqtë në shtëpinë e saj për të shijuar një darkë së bashku. Arbana ka ftuar çiftin e këngëtarëve Miriamin e Albanin me vajzën e tyre dhe balerinën Lori Bala me bashkëshortin e saj Dj. Olti dhe vajzën e tyre.

Për darkën është kujdesur Olti dhe Albani teksa Arbana i filmon dhe i pyet si po shkon gatimi.

Ndërkohë Miriami është rehatuar në divan dhe shprehet se mezi po pret ushqimin.

Lori nga ana tjetër po shijon një gotë verë teksa bisedon me Miriamin dhe Arbanën.

Ndërsa tre fëmijët, djali i Arbanës me vajzën e Miriamit dhe vajzën e Lorit po kalojnë kohën së bashku.







