Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 21:09

Aktorja e njohur turke martohet me amerikanin 80-vjeçar shumë të pasur

Aktorja turke Meltem Miraloglu është martuar me një amerikan 80-vjeçar dhe lajmin e martesës e ka mbajtur të fshehtë. Kanë qenë mediat turke ato që kanë zbuluar se Meltem është martuar 10 ditë më parë dhe ka shkuar në Amerikë.

Raportohet se bashkëshorti i aktores 32-vjeçare është shumë i pasur.

E veçanta e kësaj historie nuk është vetëm diferenca e madhe në moshë, por edhe fakti që 8 vite më parë Meltem ka luajtur rolin e një vajze të re  në serialin "Jeta Vazhdon" e cila martohet me një 70-vjeçar.

Siç duket kjo histori e serialit është bërë realitet./Xing.al