Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 20:08

Fytyrë e pastër dhe plot shkëlqim? Dua Lipa zbulon sekretin

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Dua Lipa, ka padyshim fytyrën që çdo njeri ëndërron: të pastër, pa shenja dhe plot shkëlqim! Së fundmi Dua ka vendosur t’iu tregojë të gjithëve rutinën që ndjek për një lekurë perfekte.

Gjatë një interviste të bërë së fundmi, këngëtarja ka folur pikërisht për trajtimet ndaj fytyrës. Ajo është shprehur se është ‘mjaft metodike’ kur vjen puna për fytyrën. “Unë e pastroj fytyrën time çdo natë me vaj pastrami, pastaj përdor një pastures kremi dhe aplikoj një serum proviotik dhe krem për fytyrën nga”, u shpreh Dua.

Përveçse gjatë natës, Dua ka treguar se rutina e saj vazhdon dhe cdo mëngjes. “Në mëngjes, unë përdor përsëri pastruesin, pastaj hidratues dhe SPF”, tregoi artistja. Epo siç duket një fytyrë si e Duas do mjaft punë por që ja vlen, ja vlen!