Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 20:08

Modern dhe gotik, Armina Mevlani tregon fustanin e nusërisë para dasmës

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë prej vitesh të dashuruar dhe publiku po pret me padurim që çifti ta kurorëzojë dashurinë e tyre me një dasmë. E ftuar sot në "Ftesë në 5", Armina ka treguar se planet e dasmës nuk janë të largëta pasi bukuroshja brune i ka nisur përgatitjet për fustanin e nusërisë.

Armina nuk do jetë aspak një nuse tradicionale dhe gjatë bisedës në studio tregoi disa nga detajet që do të ketë fustani i saj. 

"Nuk dua të jem një nuse tradicionale. Jam për modernen. Duke qenë se merrem edhe me modën. Dua një fustan të gjerë, të personalizuar për mua. Dua dhe disa elemente të çuditshme, të tipit gotik", u shpreh Armina.

Fashionista tregoi se ka shfrytëzuar udhëtimet e punës për të bërë takime me disa dizenjues për të realizuar fustanin e ëndrrave.

Një ide të fustanit Armina na i zbuloi edhe pak ditë më parë kur postoi një foto të Bella Hadid gjatë një sfilate.