Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 19:07

E lidhur me miliarderin arab, Rihanna flet për herë të parë për marrëdhënien e tyre

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, që prej dy vitesh është e lidhur me miliarderin arab, Hassan Jameel. Lidhja e tyre ka ecur me hapa seriozë, madje Rihanna e ka prezantuar dhe me familjen.

Ndonëse dyshja kanë një kohë të gjatë me njëri-tjetrin dhe janë fotografuar shpesh bashkë, kanë preferuar ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave dhe publikut, duke u treguar të rezervuar për shumë detaje. Vetëm së fundmi, gjatë një interviste eksklusive, ylli i Pop-it ka folur për herë të parë rreth raportit me miliarderin arab.

Rihanna ka treguar se ndihet shumë e lumtur pranë tij dhe se lidhja e tyre po ecën në hapat e duhur. “Kam qenë në një lidhje të qetë dhe ka shkuar çdo gjë shumë mirë, ndaj jam shumë e lumtur për këtë”, është shprehur këngëtarja. Që nga viti 2017 e deri më tani, dyshja janë treguar të pandarë pavarsisht spekulimeve të ndryshme që mund të jenë bërë.