Modelja me famë botërore, Bella Hadid, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 23-të. Bukuroshja është parë e shoqëruar nga familja dhe rrethi i miqve, mes të cilëve dhe e dashura e të vëllait, Dua Lipa. Siç është e ditur Bella njihet për shoqërinë e ngushtë me modelen e njohur Kendall Jenner.

Me rastin e ditëlindjes, Kendall dhe Bella kanë shkëmbyer një puthje në buzë ne sy të miqve tjerë, të cilën e kanë filmuar si moment. Videon në fjalë e ka postuar Kendall në Instastoryn e saj duke uruar kështu mikeshën e saj për ditëlindje.
View this post on Instagram
Sigurisht puthja është shkëmbyer në terma miqësorë dhe për të ndezur sa më shumë atmosferën e festës. Kujtojmë që modelet super yll kanë një shoqëri që vazhdon që prej vitesh dhe pjesë e saj është dhe motra e Bellës, Gigi Hadid.












