Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 18:06

U martua në fshehtësi, dalin pamjet nga dasma madhështore e këngëtares së njohur

Muajin e kaluar këngëtarja e njohur Cassie u martua në fshehtësi me partnerin e saj Alex Fine. Çifti vendosën që lajmin e martesës mos ta bënin publik, por ishin mediat e huaja ato që zbuluan një foto nga dasma e çiftit.

Më në fund për "Vogue", Cassie ka vendosur të publikojë fotot nga dasma madhështore, ku shfaqen disa nga momentet më të bukura.

Cassie kishte zgjedhur për ditën e saj më të rëndësishme një fustan të bardhë voluminoz teksa në sy bie barku i rrumbullakosur pasi çifti shumë shpejt do bëhen prindër. 

Cassie tregoi se kishte debatuar me partnerin për dasmën pasi njëri donte ta bënte para ardhjes në jetë të fëmijës ndërsa tjetri pas.

Më poshtë ju sjellim disa foto nga dasma e këngëtares.