Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 18:06

Plasi sherri/ Xhensila Pere e thotë troç në emision: Eliona Pitarka nuk bën, është kot

Xhensila Pere ka bërë një deklaratë të fortë e ftuar në emisionin "Glamour Zone". Moderatorja e pyeti modelen se nëse do të kishte mundësi të largonte nga ekrani një figurë publike, cila do të ishte.

Xhensila tha emrin e aktores së njohur Eliona Pitarka duke u shprehur se nuk bën për fushën me të cilën është prezantuar në "Klanifornia".

"Nisur edhe nga ajo që sapo ka startuar… pashë puntatën e parë të emisionit dhe ajo është Eliona Pitarka. Më duket kot, pa lidhje. Te ajo fushë ku është prezantuar nuk bën", u shpreh Xhensila.

Xhensila zgjodhi edhe veten duke u shprehur se publiku mendon se ajo nuk bën asgjë dhe se ajo u dhuron klikime mediave. 

Modelja përmendi edhe banorët e "Big Brother" duke u shprehur: "Vijnë nga hiçi. Janë disa kokrra nga Bigu që them O Zot".