Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku di shumë mirë si të tërheqë vëmendjen e publikut. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht publikon foto nga më provokueset. Morena është shfaqur gjithmonë e kuruar deri në detaje mirëpo me look-un e saj të fundit, padyshim që i ka lënë të gjithë gojëhapur.

Ajo ka lyer flokët në ngjyrë lajthi dhe ka marrë një pamje të ngjashme me aktoren e njohur botërore, Angelina Jolie. Të shumtë janë fansat që e kanë krahasuar me të, disa duke e komplimentuar dhe disa të tjerë duke i thënë që ky ndryshim është i tepërt.

Përmes një postimi të bërë në Instastoryn e saj, Morena ka lënë të nënkuptohet se të shumtë janë njerëzit që mendojnë se ajo nuk është më e njëjta Morenë si dikur, si në tip ashtu dhe në pamje. Mirëpo këngëtarja e ka një përgjigje për të gjithë! “Kushdo që ka apo ka pasur mundësi të më njoh nga afër, e di mirë që unë jam po ajo Morena që kam qenë edhe në shkollë fillore dhe të mesme”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga ajo.












