Kohët e fundit e gjithë vëmendja është përqëndruar te ndryshimi drastik që ka pësuar këngëtarja e njohur Morena Taraku. Ajo duket kaq ndryshe në pamje, sa fansat kanë nisur ta quajnë Angelina Jolie shqiptare, pasi me ndryshimet e bërë ajo duket shumë si aktorja e njohur.

Këngëtarja nga Peja e ka nisur që herët karrierën e saj, fillimisht si modele e më pas si këngëtare. Morena është shpallur “Miss Kosova 2010” dhe po në të njëjtin vit mori pjesë në “Miss Earth”. Me pas ajo ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në “Miss Universe 2012”. Pra fillimi i karrierës së saj ka qenë goxha i bujshëm dhe ndonëse ka qenë pikërisht pamja e saj e bukur, ajo që i ka mundësuar kaq shumë konkurrime, Morena sërish duket se nuk është ndjerë e kënaqur.

Ajo njihet për një tip që ka qejf të eksperimentojë sidomos në look-un e saj dhe nëse krahasojmë fotografitë e 10 viteve më parë, me Morenën e tanishme, duket qartë që ajo iu është nënshtruar një sërë ndërhyrjesh duke përfshirë kryesisht mollëzat, buzët, po ashtu dhe trupin. Pavarsisht se njerëzit e kanë konsideruar të bukur dhe më parë, Morena është gjithmonë në kërkim të më së bukurës. Sidoqoftë kjo mbetet zgjedhja e saj!
















