Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 16:04

'Shkova në hotel dhe e gjeta me 2 të tjerë', Kastro Zizo tregon si e zhgënjeu aktorja e njohur

Kastro Zizo njihet për natyrën e tij shumë spontane dhe me humor. Prej kohësh ai është shkëputur nga muzika për t’ju dedikuar moderimit, me emisionin mjaft provokativ ‘Late Night Show’.

Ai ka qenë i ftuar së fundmi në ‘Glamour Zone’ me moderatoren Ester Bylyku. I pyetur nga moderatorja mbi dy figura publike që Kastro ka humbur respektin, ai është përgjigjur se i ka dy emra.

“Një nga ato ka qenë Cameron Diaz. Po e them tani për here të parë. Pas një mini-flirti, gati një mujor, me Diaz, pata një zhgënjim shumë të madh, sepse shkova në hotel dhe e gjeta jo me një por me dy të tjerë, të cilët njëri prej tyre ishte zezak. U tremba për momentin por… Mendimi i parë ishte të futesha dhe unë në krevat me ta, pastaj u tremba dhe dola nga dhoma.”-është shprehur Kastro me shaka.

Ai gjithashtu ka zbuluar dhe figurën e dytë televizive me të cilën është zhgënjyer. Dhe është jo më pak e jo më shumë por Penelope Cruz.