Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 16:04

Një vit pas ndarjes së bujshme, Bihteri rikthehet me bashkëshortin e saj

Aktorja shumë e dashur për publikun sidomos nga roli i ‘Bihterit’, Beren Saat, një vit më parë u divorcua nga bashkëshorti i saj muzikant Kenan Dogulu. Ato i dhanë fund historisë së tyre pas plot 5 vitesh pasi gjërat nuk po ecnin siç duhet mes tyre, madje u përfol dhe për tradhëti nga ana e Kenanit.

Mirëpo mesa duket ndarja ka qenë thjesht e përkohshme dhe dyshja e ka gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri. Burime nga mediat e huaja kanë raportuar se Beren dhe Kenan po jetojnë sërish së bashku.

Këtë herë marrëdhënia mes tyre po shkon mirë dhe dyshja ndihet e lumtur që kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë dashurisë së tyre.