Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë bërë të pandashëm. Dyshja e njohur nuk ngurojnë të dalin së bashku gjithë kohës, dhe të ndajnë çdo moment të dy. Ata kanë dalë rrugëve të New York për të fesuar ditëlindjen e Bella Hadid, kunatës së Duas.

Ndërkohë çifti kanë qenë duke ecur të dy të përqafuar dhe tepër të lumtur. Por këngëtarja e njohur mesa duket ka pasur ftohtë, dhe Anwar nuk ka nguruar të bëjë gjestin romantik. Ai i ka huazuar të dashurës së zemrës pallton e tij shumëngjyrëshe.


E mbështjellë në krahët e modelit, Dua dukej shumë sportive dhe njëkohësisht e buzëqeshur. Të kombinuar për mrekulli me njëri-tjetrin, ata kanë vijuar të ecin në rrugë dhe në motin e ftohtë të qytetit.








