Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Selena Gomez, para pak ditësh u përfol për një lidhje të re me këngëtarin Niall Horan. Burime nga ‘Us Weekly’ treguan se Selena ka nisur një histori të re dashurie dhe është puthur me Niallin në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.

Po ashtu një mikeshë e tyre publikoi një foto në të cilën Selena dhe Niall shihen shumë afër me njëri-tjetrin dhe shumë të buzëqeshur. Kudo në rrjet dhe në media po përflitet se dyshja, dikur miq, kanë vendosur t’i japin një tjetër drejtim marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, një tjetër veprim i saj ka ngjallur dyshimet për lidhjen ndërmjet Selenës dhe këngëtarit Niall Horan. Selena është fotografuar teksa po shkonte në shtëpinë e tij me një qese plot ushqime në duar. Ndërkohë që të gjithë mendonin se këngëtarja ende po vuante për ishin Justin Bieber, ajo iu provoi të kundërtën duke treguar se e ka lënë pas krahëve atë histori.



















