Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 12:12

Feston sot ditëlindjen, burri dhe fëmijët e surprizojnë Jonidën që në pikë të mëngjesit

Jonida Alickolli feston sot ditëlindjen. Të shumtë kanë qenë kolegët dhe miqtë që kanë gjetur kohën për t’i uruar asaj vite të lumtura. Jonida na ka treguar se sa bukur e ka suprizuar familja që në pikë të mëngjesit.

Ajo është nënë e dy vajzave të bukura të quajtura Mia dhe Tiara. Dhe kanë qenë pikërisht këto dy të fundit që kanë gjetur mënyrën më interesante për t’a suprizuar mamanë. Së bashku me bashkëshortin e moderatores, ata e kanë zgjuar nga gjumi duke i vendosur tortën përpara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonida Aliçkolli (@jonidaalickolli) on

“Dy pocolet dhe dashuria ime. Pasi më thanë 5 herë prit (se i fikte Tiara qirinjtë) më zgjuan kështu”,-shkruan Jonida në videon e bukur që kanë realizuar së bashku. Familja duket që e ka shijuar këtë moment po aq sa edhe ne. Edhe 100 vite të lumtura për Jonidën.