Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle jetojnë në Frogmore Cottage në Windsor ku po rrisin dhe femijën e tyre të parë, Archien. Frogmore Cottage është nje dhuratë nga Mbretëresha për Harry-n dhe Meghan.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, princ Harry ka hapur për herë të parë dyert e shtëpisë. Ditën e djeshme në profilin e faqes mbretërore në Instagram, u publikua një video ku këngëtari i famshëm Ed Sheeran trokiste në shtëpinë e princit dhe ky i fundit e ftonte brenda, duke zbuluar kështu dhe pamje nga shtëpia e tij mbretërore.

Ditën e sotme është publikuar dhe videoja e plotë në Youtube. Princi dhe Ed Sheeran janë mbledhur për një kauzë të rëndësishme si shëndeti mbretëror dhe kanë përcjellë një mesazh të tillë shumë domethënës: “Është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Princi Harry dhe Ed Sheeran duan të sigurohen që jo vetëm sot, por çdo ditë, të kujdeseni për veten, familjen dhe ata përreth jush.Nuk është nevoja të vuani në heshtje. Tregojeni si ndiheni, pyesni dikë si po kalon dhe dëgjojeni përgjigjen. Kërko ndihmë kur të duhet dhe ki parasysh se në këtë jemi të gjithë bashkë.”

Në video shihet dhe ambjenti brendai shtëpisë në Windsor dhe në fakt është komplet ndryshe nga ç’mund të kemi menduar. Meghan dhe princi njihen për natyrën e tyre modeste dhe kjo vihet re dhe në arredimin modest të shtëpisë. Po ashtu mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta dhe ambienti është shumë familjar. Për më shumë mund të shikoni videon më poshtë, dhe të dëgjoni me kujdes dhe mesazhin që është përcjellë pasi është shumë i rëndësishëm, mundet t’i ndryshojë jetën dikujt që vuan.















