Historia e bukur dhe njëkohësisht e mbushur plot me sfida e aktorit Liam Hemsëorth dhe këngëtares Miley Cyrus mori fund pas plot 10 vitesh. Dyshja u ndanë nga njëri-tjetri dhe kjo bëri bujë të madhe në media pasi ndonëse kishin më pak se një vit të martuar, shumë vite të tjera i kishin ndarë më parë së bashku. Në një postim të bërë në rrjete sociale, Miley u shpreh se do e donte Liamin gjithmonë por për të mirën e të dyve duhet të qëndronin larg.

Për Mileyn, ndarja u pasua nga dy lidhje të tjera. Fillimisht me modelen Kaitlynn Karter (lidhje e cila nuk zgjati më shumë se dy muaj) dhe tani për momentin është në një lidhje me shokun e saj të ngushtë, Cody Simpson. Këngëtarja ka theksuar se të tilla lidhje për të janë thjesht aventurë dhe se nuk po kërkon gjëra serioze. Që nga momenti i ndarjes me aktorin ajo është treguar shumë e paqëndrueshme dhe është përfolur shumë në media.

Përsa i përket Liamit, pas ndarjes ai qëndroi për disa ditë në Australi, larg thashethemeve nga më të ndryshmet. Ai u shoqërua me miqtë dhe rrethin familjar. Tani duket se aktori e ka lënë pas historinë me Mileyn dhe është gati të nisë një të re. Burime nga ‘Us Weekly’ kanë treguar se Liam ende nuk ka dicka konkrete me dikë, por që ka filluar të dalë në disa takime. Kjo tregon se ai është drejt një lidhjeje të re, që urojmë të jetë e duhura për të.




















