Nga Shqipëria / E Enjte 10 Tetor 2019, 10:10

'Një grua plot mirësi', Rashel Kolaneci takohet me Kryemadhin

Filmi më i ri nga Bes Kallaku pritet që shumë shpejt të shfaqet në kinematë e të gjithë vendit. ‘Falco’ do të ketë si aktorë emra shumë të dashur për publikun e ndër to edhe bukuroshen Rashel Kolaneci.

Gjatë xhirimeve të ‘Falco’ mesa duket Rasheli ka takuar një prej femrave të cilën ajo e adhuron. Dhe është pikërisht politikania e njohur Monika Kryemadhi. Bukuroshja Rashel nuk ka nguruar të shkrepë një foto me Monikën, dhe t'a postojë atë në rrjetet sociale.

Në foto të dyja duken të buzëqeshura, ndërkohë që Rasheli nuk i ka kursyer lëvdatat. “Përtej politikës ndjeva energjinë e një gruaje plot mirësi dhe pozitivitet”,-shkruan ajo duke iu referuar Monikës. Mbetet të shohim nëse politikania e njohur do të jetë pjesë e filmit nga Besi, apo thjesht është gjendur aty rastësisht.