Aurela Hoxha prej kohësh është vendosur në Spanjë nga ku vazhdon me projektet e saj. Së fundmi e kemi parë të pranishme bukuroshen tek kënga më e re e Alban Ramosaj, njëkohësisht miku i saj më i mirë. Tek videoja e këngës ‘Tkom dasht’ duket edhe Aurela në rolin e modeles.

Bukuroshja shqipatre dukej shumë e kuruar aty. Së fundmi Albani ka qenë në studion e Rudinës për të folur rreth klipit të ri, dhe nga aty ka marrë një surprizë nga Aurela. Ajo është shfaqur në video përmes një efekti interesant që ia kishte bërë buzët më të fryra.

Komentuesit menjëherë kanë reaguar për t’a tallur Aurelën duke i thënë që e ka djallosur veten. Mirëpo ajo i është kthyer komentueses me fjalët: “Me shije është kjo punë e dashur, nëse nuk më sheh dot mos më shiko, pastaj ky filtër është shumë funny, dhe nuk është që të dukem më bukur sic është dhe ideja e klipit. Gjithsesi ditë të mbarë”,-ka komentuar Aurela në postimin e bërë nga moderatorja e emisionit,Rudina Magjistari.








