Albana Osmanin jemi mësuar t’a shohim gjithnjë me flokët e zeza të theksuara, dhe nuk mund t’a imagjinojmë ndryshe. Por mesa duket ky look i është mërzitur moderatores së njohur dhe ka vendosur të ndryshojë drastikisht.

Albana ka vendosur të bëhet kokëkuqe, dhe duhet të themi se ngjyra i shkon shumë. Ky ndryshim i ri i ka marrë për mirë bukuroshes sonë, dhe pa hezituar ajo ka ndarë me fansat edhe pamjen e parë. Duke ecur në makinë dhe duke kënduar, Albana dukej kaq e natyrshme dhe e bukur.
View this post on Instagram
Menjëherë kanë vërshuar edhe komentet pozitive për këtë ndryshim të madh por kaq të bukur. Albana dukej vërtet yll me flokët e kuqe sa nuk mund të mos e komplimentojmë.







