Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Tetor 2019, 10:10

Motrës i mbetet hatri me të, Lori Hoxha gjen justifikimin epik

Ndonjëherë është më mirë të mos pyesësh askënd por të bësh si dëshiron vetë. Kështu ka bërë së fundmi bukuroshja Lori Hoxha, e cila mesa duket nuk dëgjon askënd kur bëhet fjalë për foto. Ditët e sotme është bërë e paimagjinueshme të postosh një foto pa një ‘caption’ lart saj, dhe Lori mesa kemi vënë re është mjaft e fiksuar.

Në foton e publikuar bukuroshja duket mjaft sensuale, dhe ka zgjedhur po ashtu një mbishkrim interesant. “Unë vetes: Në të vërtetë nuk është aq serioze”,-ka zgjedhur të shkruajë Lori tek fotoja ku duket përballë disa figurave prej guri.

Por motra e saj na ka treguar një sekret. Mesa duket bukuroshja ka pyetur Redian për mbishkrimin, e megjithatë nuk e ka marrë në konsideratë aspak. “Pra kot sa më harxhove kohë duke pyetur për captions se prap atë që doje bëre”, -ka komentuar Redia në postimin e Lorit.

Ndërsa përgjigja e saj është epike. “Unë jam Peshore, këtë bëjmë ne! Sikur të kisha një dollar për çdoherë që përdor horoskopin si justifikim”-është shprehur Lori me shaka.