Aktori i njohur i humorit Erion Isai u bë një figurë shumë e dashur për ekranin në saje të roleve majft të bukura. Pas largimit të bujshëm nga ‘Portokalli’, Erjonin menjëherë e pamë në Tv Klan, tek ‘BE Coffee’, nga ku po ashtu vijoi të bëjë humor.

Së fundmi Erioni ka qenë i ftuar në ‘Rreze Dielli’, ku ka treguar eksperiencat e tij në televizion. Si Kryetar i Bashkisë së Kolonjës, Erioni ka treguar sa me vlerë kanë qenë të gjitha rolet e tij. E megjithatë edhe pse nuk është më pjesë e ‘Portokalli’, aktori nuk u kursye të thotë fjalët më të mira për spektaklin e humorit.

“Do të them diçka që e di që do bëhet lajm, por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 16 vitesh Portokallia tregon që është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit profesional, në rastin tim, të Besit, të Olsit largimi ka dhënë sukses në fusha të ndryshme. Edhe Delinda, një nga vajzat më të talentuara të teatrit dhe televizionit do ta vazhdojë rrugën e vet me shumë sukses, por përsëri Portokallia mbetet emision lider”-është shprehur aktori.





