Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Tetor 2019, 09:09

Artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave, Dua shënon suksesin e rradhës

Artistja e talentuar dhe me famë ndërkombëtare Dua Lipa na ka bërë të gjithëve krenarë me sukseset e vazhdueshme. Ajo vijon të mbetet ndër më të preferuarat e publikut, duke ia kaluar edhe emrave më në zë të tregut të huaj.

Teksa ende punon për hite të reja, ajo sapo ka shënuar suksesin e rradhës. Albumi i fundit i titulluar ‘Dua Lipa’, sapo është shpallur albumi më i mirë dhe më i dëgjuar i të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe. Kjo është padiskutim arritja më e madhe për një artiste femër, dhe Dua na bëri shumë të lumtur me këtë sukses. Lajmin e lumtur e bëri të ditur babai i Duas, Dukagjin Lipa përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Spotify”,-ka shkruar ai, duke mos e fshehur aspak lumturinë që ndjen për të bijën. Ndërkohë kënga më e dëgjuar e artistes sonë vijon të mbetet ‘New Rules’, e cila ka arritur mbi 100 milionë dëgjime dhe qëndron në majë të top listave botërore.