Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Tetor 2019, 00:12

Justin Bieber u martua me Hailey, por reagimi i Selena Gomezit na trishtoi

Hailey dhe Justin Bieber u kurorëzuan në martesë një javë më parë. Ditën e djeshme çifti publikoi fotot e para nga dasma që po i prisnim me padurim dhe të dy dukeshin shumë të dashuruar.

Pas këtyre fotove, Selena ka reaguar duke postuar në Instagram një foto ku shfaqet e mërzitur dhe e mbështjellë me batanije në shtrat.

"Unë, çdo moment", shkruan Selena ndërsa fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë se këngëtarja është e mërzitur për martesën e ish-të dashurit.

Kujtojmë që Selena dhe Justin kanë pasur një histori dashurie të gjatë, me ndarje e pajtime të shpeshta derisa vitin e kaluar i dhanë fund.